Dr. Edi Tushe, Dr.Genta Dedej

Dashuria, përkushtimi, përgatitja e vazhdueshme profesionale dhe aplikimi i metodave moderne laboratorike, është mënyra jonë e përfaqësimit në profesionin tonë.

Klinika jonë është një qendër diagnostike e Diagnozës Mjekësore Laboratorike në shërbim të pacientëve dhe mjekëve klinicistë. Laboratori Mjekësor Virhov lindi dhe u zhvillua në hapat e parë, nën kujdesin profesional të mjekes Genta Dedej, e cila në bashkëpunim me një grup profesionistësh, vendosën të konkretizonin këtë eksperiencë të përfituar ndër vite, dhe t’jua ofronin atë pacientëve dhe kolegëve. Objektivi i laboratorit është që të vendos në dispozicion të çdo mjeku, kompetencë profesionale dhe efikasitet në diagnozë, duke mos harruar aspektin më të rëndësishëm- “Qenia njerëzore , është ajo që shfaqet pas çdo mostre biologjike të egzaminuar”.

  • Klinike Pediatrike
  • Laborator Mjekësor
  • Ekografi të ndryshme
  • Obstetrikë – Gjinekologji
  • Ndjekje Shtatzanie
  • Kardiologji
  • EKG
  • Konsulta Dermatologjike
  • Konsulta Alergjie
  • Asistence Infermieristike
null

Pika jonë e fortë: Krahasimi i vazhdueshëm

Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me klinicistin, përfshirja e të dhënave klinike me ato laboratorike, si një veprim thelbësor për formulimin e diagnozës së sëmundjes, është parimi themelor i klinikës Vera-Virhov , sepse vetëm kështu mund t’i jepet një zgjidhje e drejtë pathologjisë së pacientit.

null

Kompetencë e lartë

Specialistët që punojnë në laboratorin Virhov dhe klinikën Vera-Virhov, përfaqësojnë profesionistë të motivuar, të arsimuar dhe specializuar në Spitale Universitare  dhe me eksperiencë të gjatë në sektorin e diagnozës laboratorike dhe të fushave të tjera përkatëse.

null

Cilësi e lartë

“Kush harxhon më shumë, kursen më shumë”… Kjo shprehje e vjetër popullore, është një aktualitet edhe në mënyrën tonë të të arsyetuarit. Materiale konsumi, ngjyrues, pajisje moderne në rang kombëtar, me qëllim për të mbajtur lart standartet cilësore të përpunimit të materialeve biologjike dhe përgatitjes së tyre.

null

Personeli i mesëm teknik

Personeli i mesëm teknik ështe me dëshirë dhe ambicje për të përvetësuar gjithçka që lidhet me punën dhe aparaturat e reja, me shpirtin e sakrificës dhe dedikim maksimal në punë, i shoqëruar me maksimumin e disponibilitetit dhe me buzeqeshjen që nuk hiqet kurrë…!

null

Teknikat moderne

Të ulësh në minimum gabimet dhe të arrish efikasitetin më të lartë të mundshëm, në laboratorin Virhov përdoren metodat më moderne teknike informative, me qëllimin e optimizimit të punës dhe shërbimit të ofruar në kohën dhe efikasitetin maksimal.

null

Besimi juaj, motoja jonë

Të jemi të sinqertë dhe korrekt me pacientët dhe profesionin tonë, është motoja që na shoqëron çdo ditë në punën që kryejmë.