Dashuria, përkushtimi, përgatitja e vazhdueshme profesionale dhe aplikimi i metodave moderne laboratorike, është mënyra jonë e përfaqësimit në profesionin tonë.
Klinika jonë është një qendër diagnostike e Diagnozës Mjekësore Laboratorike në shërbim të pacientëve dhe mjekëve klinicistë. Laboratori Mjekësor Virhov lindi dhe u zhvillua në hapat e parë, nën kujdesin profesional të mjekes Genta Dedej, e cila në bashkëpunim me një grup profesionistësh, vendosën të konkretizonin këtë eksperiencë të përfituar ndër vite, dhe t’jua ofronin atë pacientëve dhe kolegëve. Objektivi i laboratorit është që të vendos në dispozicion të çdo mjeku, kompetencë profesionale dhe efikasitet në diagnozë, duke mos harruar aspektin më të rëndësishëm- “Qenia njerëzore , është ajo që shfaqet pas çdo mostre biologjike të egzaminuar”.